Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Murati: Investimet kapitale në buxhet arrijnë një miliard e 70 milionë euro

Ministri i Financave njoftoi detajet e investimeve kapitale, ndërsa kryeministri veçoi projektet infrastrukturore dhe shëndetësore.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se investimet kapitale për vitin e ardhshëm do të arrijnë në një miliard e shtatëdhjetë milionë euro, duke shënuar për herë të parë rritje mbi një miliard euro në buxhet. Gjatë mbledhjes ku u miratua projektbuxheti prej 4.27 miliardë eurosh, Murati tha se kjo përbën një rritje prej 7.2 për qind të bruto produktit vendor, ndërsa prioritet mbrojtja e sigurisë, shëndetësia, infrastruktura dhe klima e të bërit biznes.

Murati: Investimet kapitale në buxhet arrijnë një miliard e 70 milionë euro
Video · YouTube ↗

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se buxheti parasheh mbi 1 miliard euro vetëm në kategorinë e investimeve kapitale, ku përfshihen unaza e jashtme e Prishtinës, segmenti Duhël-Banullë që bashkon dy autostradat dhe autostrada e Dukagjinit. Kurti shtoi se Qeveria ka përgjysmuar buxhetin për shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit për të orientuar mjetet për barna esenciale në ShSKUK, si dhe ka rritur personelin mjekësor për 120 sosh.

Ndërkohë, projektbuxheti 2027 parasheh 908 milionë euro si financim direkt për komunat, ndërsa për funksionalizimin e institucioneve shëndetësore janë ndarë mjete për aparatura të teknologjisë me mbështetjen e Bankës Evropiane për Investime dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës. Po ashtu, janë parashikuar ndërtimi i digave për ruajtjen e ujit, menaxhimi i mbeturinave dhe linja e veçantë për infrastrukturën sportive për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, para se projektligji t'i procedohet Kuvendit për shqyrtim dhe votim.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme