Stuhitë dhe breshri godasin veriun dhe lindjen këtë të premte
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era në bregdet dhe male pritet të arrijë shpejtësi deri në 18m/s, me valëzim të detit deri në 4 ballë.
TIRANË — Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme këtë të premte, duke sjellë alternime vranësirash dhe reshje shiu me intensitet të ulët e karakter lokal pothuajse në të gjithë vendin. Vranësirat pritet të jenë më të theksuara gjatë orëve të mesditës dhe të pasdites.
Kryesisht në veri dhe në lindje të territorit hera-herës nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Ky destabilizim i motit vjen pas raportimeve ku shiu dhe stuhitë lokale kishin nisur të përfshinin vendin.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 9m/s. Në male, lugina dhe kryesisht në bregdetin jugperëndimor era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18m/s, duke shkaktuar valëzim të forcës 3-4 ballë në dete.
Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA