Moreira de Sousa i prezanton biznesit progres-raportin e KE-së
Ambasadorja e BE-së zhvilloi një takim me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit për dokumentin e ri.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ku iu ka prezantuar progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026. Ngjarja u bë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social X, ku diplomatja evropiane ka vënë në pah rëndësinë e angazhimit të sipërmarrjeve në këtë proces.
Gjatë këtij takimi, bisedimet mes palëve u fokusuan te elementët kyç që kushtëzojnë dhe formësojnë mjedisin tregtar në vend. Ajo theksoi se sektori privat ka interes të drejtpërdrejtë në integrimin evropian të vendit dhe mund të përfitojë dukshëm nga ky rrugëtim, duke u ndalur te fusha si sundimi i ligjit, siguria juridike dhe konkurrenca e ndershme.
«Biznesi ka një interes të drejtpërdrejtë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe mund të përfitojë shumë prej tij. Sot u prezantova Raportin e vitit 2026 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit. Diskutuam mbi elementet që ndikojnë më së shumti në mjedisin e biznesit: sundimi i ligjit, siguria juridike dhe konkurrenca e ndershme», shkruan ajo.