Zhurma Press E Martë · 18 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 11:11 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se automjetet për transportin e mallrave mbi 20 tonë do të qarkullojnë pa kufizime.

Redaksia ZHURMA 10:03 1 min lexim
MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë
FOTO · zhurnal.mk Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të qarkullojnë pa kufizime gjatë ditës së sotme, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme në qarkullim.

“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Burimet: Zhurnal.mk; Lajmi.net; Ekonomia Online; Gazeta Blic; Albeu (klaster 9 outlets).

Komentet