Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Misetiq: Prova të dobëta për përfshirjen e Thaçit në vrasjen e Allaqit

Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, tha se pretendimi për përfshirje në vrasjen e Behajdin Allaqit bazohet në prova jashtëzakonisht të dobëta.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit, duke thënë se pretendimi i Trupit Gjykues për përfshirjen e Thaçit në vrasjen e Behajdin Allaqit bazohet në prova “tmerrësisht të dobëta”. Ai e quajti këtë një “tjetër mohim” të të drejtave themelore të Thaçit, duke përmendur se gjyqtarët kanë urdhëruar që këto prova të mos i nënshtrohen shqyrtimit publik.

Foto: javanews.al
Foto: javanews.al

Misetiq theksoi se mungesa e transparencës së gjykatës dhe e drejta për një gjykim publik janë vënë në pikëpyetje edhe nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit. Ai më herët ka deklaruar se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin, duke përmendur gabime të rëndësishme në ligj dhe në vlerësimin e fakteve.

Gjatë leximit të vendimit, gjyqtari amerikan Charles L. Smith solli rastin e vrasjes së Behajdin Allaqit si mbështetje për gjetjen fajtor, duke arritur në përfundimin se Thaçi kishte marrë pjesë personalisht në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e tij.

Ish-diplomati britanik Mark L. Dickinson, duke iu përgjigjur Misetiqit në platformën X, tha se vendimet e gjykatës bazoheshin pothuajse tërësisht në çështje të përgjegjësisë së komandës, duke shtuar se dëshmitarët perëndimorë bënë të qartë se Thaçi nuk ushtronte komandë efektive mbi komandantët rajonalë.

Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme