Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Çairi nderon arkitektin polak që shpëtoi Çarshinë e Shkupit

Pllaka përkujtimore për arkitektin polak u vendos në Çair, në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti në takim ambasadorin e Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz Brymora, pas vendosjes së pllakës përkujtimore për arkitektin e njohur polak, Adolf Ciborowski. Ky i fundit vlerësohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në rindërtimin e qytetit.

Çairi nderon arkitektin polak që shpëtoi Çarshinë e Shkupit
Foto: Skopje, 20 April 1941 / Wikimedia Commons

Gjatë këtij takimi, u diskutua veçanërisht angazhimi i Ciborowskit për ruajtjen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, pas tërmetit të vitit 1963. Mexhiti theksoi se nderimi i arkitektit polak është dëshmi e përkushtimit për ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Në fund të takimit, kryetari Mexhiti e falënderoi ambasadorin Brymora për vizitën e tij zyrtare dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë në avancimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërkombëtar si thelbësor për mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme