Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Messi mungon sërish në 'All-Star' të MLS, këtë herë shmang pezullimin

Ylli argjentinas është një nga katër lojtarët që janë zëvendësuar në listën e përfaqësueses së MLS-së për sfidën ndaj yjeve të Liga MX

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

CHARLOTTE — Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e ndeshjes All-Star të MLS 2026, por ndryshe nga një vit më parë, këtë herë mungesa e tij nuk do të shoqërohet me ndëshkim. Ylli argjentinas është një nga katër lojtarët që janë zëvendësuar në listën e përfaqësueses së MLS-së për sfidën ndaj yjeve të Liga MX, e cila do të zhvillohet në stadiumin 'Bank of America' në Charlotte.

Messi mungon sërish në 'All-Star' të MLS, këtë herë shmang pezullimin
Foto: Rodrigo De Paul Argentina v Spain 19 July 2026-159 / Wikimedia Commons

Bashkë me Messin mungojnë edhe Rodrigo De Paul, Hugo Cuypers dhe Mbekezeli Mbokazi. Liga Amerikane ka sqaruar se vendimi është marrë në përputhje me marrëveshjen e arritur me Shoqatën e Lojtarëve të MLS-së, e cila u jep futbollistëve që kanë marrë pjesë në Kupën e Botës kohën e nevojshme për pushim dhe rikuperim para rikthimit në aktivitet me klubet e tyre.

Messi dhe De Paul luajtën me Argjentinën deri në finalen e Kupës së Botës më 19 korrik dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga pjesëmarrja në All-Star Game. Të dy munguan edhe në ndeshjen e Inter Miamit ndaj Chicago Fire dhe nuk do të jenë të gatshëm as për sfidën kundër CF Montréal.

Kjo është një situatë krejt ndryshe nga vera e kaluar, kur Messi dhe Jordi Alba u pezulluan me një ndeshje pasi munguan në All-Star pa një arsye të njohur nga rregullorja e MLS-së. Këtë herë, liga ka konfirmuar se mungesa e kampionit të botës është plotësisht e justifikuar dhe ai nuk rrezikon asnjë sanksion.

Burim: Report Tv, https://report.al/messi-mungon-serish-ne-all-star-te-mls-kete-here-shmang-pezullimin/ — Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme