McAllister: Qeveria teknike jep shpresë për zgjedhje të lira në Shqipëri
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE shpreh shqetësim për situatën politike dhe protestat në vend.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zhvillimet politike në Shqipëri dhe protestat janë diskutuar në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Kreu i këtij komisioni, David McAllister, ka ngritur shqetësime për situatën, duke u ndalur te pakënaqësitë e qytetarëve dhe kostot e jetesës.
Sipas McAllister, qytetarët kanë dalë në rrugë kundër abuzimit me pushtetin dhe rritjes së korrupsionit. Ai ka përmendur gjithashtu ndërtimin e kullave në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin e financimit dhe mundësinë e pastrimit të parave.
Gjatë fjalës së tij, zyrtari evropian theksoi se krijimi i një qeverie teknike mund t'i japë më shumë shpresë qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. McAllister u shpreh se një qeveri e tillë do të ndihmonte në uljen e tensioneve politike, bindjen e shoqërisë civile dhe arritjen e paqes.