Balla: Gjimnazi «Aleksandër Moisiu» në Kavajë është shkollë me emër të madh
Ceremonia e 70-vjetorit të themelimit të gjimnazit në Kavajë bashkoi breza të ndryshëm nxënësish dhe drejtues politikë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
KAVAJË — Shkolla e Mesme «Aleksandër Moisiu» shënoi shtatëdhjetëvjetorin e themelimit të saj përmes një ceremonie ku u mblodhën miq, ish-mësues dhe breza të ndryshëm nxënësish që kanë kaluar ndër vite në bankat e këtij institucioni arsimor e shoqëror. Në këtë përvjetor të veçantë mori pjesë drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, së bashku me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Balla uroi qytetin për këtë jubile përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar kontributin dhe rolin e rëndësishëm që ka luajtur ky gjimnaz në formimin e shumë brezave ndër vite. «Sot u mblodhën të gjithë brezat e nxënësve të kësaj shkolle me emër të madh në gjithë Shqipërinë», u shpreh ai.