Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Nis restaurimi i Çarshisë së Vjetër — investohen 28 milionë denarë

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se faza e parë përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Për restaurimin dhe modernizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të investohen mbi 28 milionë denarë. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se punimet kanë hyrë në fazën e parë të zbatimit, pas një inspektimi të drejtpërdrejtë që u bë për të parë nga afër ecurinë e aktiviteteve ndërtimore.

Nis restaurimi i Çarshisë së Vjetër — investohen 28 milionë denarë
Foto: Čaršija, Skoplje06948 / Wikimedia Commons

Nga Komuna e Çairit bëjnë të ditur se kjo fazë fillestare përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit. Ndërkaq, fazat e ardhshme parashikojnë restaurimin e kalldrëmit të vjetër, vendosjen e ndriçimit të ri me stil tradicional dhe rregullimin e hapësirave publike në këtë zonë historike.

Sipas Mexhitit, ky investim do t’i rikthejë Çarshisë së Vjetër funksionalitetin dhe dinjitetin e merituar, pa e dëmtuar autenticitetin e saj. Projekti synon të përmirësojë hapësirën publike të njërës prej qendrave më të rëndësishme ekonomike dhe kulturore të Shkupit.

Burim: Shenja
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rr.Tirana, Prizren 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme