Zhurma Press E Premte · 18 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:08 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
20:05 Konjufca mirëpret ambasadorin e ri belg në një takim njoftues19:54 Protesta te Kryeministria: Shqipëria është e shqiptarëve, jo e pushtetarëve19:49 Von der Leyen anashkalon Serbinë në turneun ballkanik19:44 Prishtina publikon formacionin startues për derbin ndaj Gjilanit19:39 Avdijaj: Dasma e Kidës në Romë, fokusi te raporti Ledri-Xhensila19:30 Dialog për bujqësinë në Strumicë me ambasadorët gjerman dhe holandez19:25 Mexhiti inspekton punimet në Çair, investime në rrugë dhe hapësira për fëmijë19:15 Shqiptarja humb jetën në Itali, e përplasur nga kamioni teksa shoqëronte vajzën19:05 Erion Veliaj transportohet me ambulancë nga burgu në spitalin Salus18:59 Earl Spencer: Mbreti Charles tha se Dianën 'do ta harrojmë shpejt'
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Jetesa KOS

Çfarë masash kërkohen për punëtorët e ndërtimit në të nxehtin?

A janë të mjaftueshme 52 inspektorë për të kontrolluar sigurinë në vendet e punës gjatë valës së të nxehtit?

Redaksia ZHURMA 00:26 1 min lexim
Çfarë masash kërkohen për punëtorët e ndërtimit në të nxehtin?
FOTO · Foto: Tuğba Yıldırım / Pexels Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse masa të menjëhershme për mbrojtjen e punëtorëve të ndërtimtarisë gjatë valës aktuale të të nxehtit. BSPK ka paralajmëruar se temperaturat e larta po rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve dhe vdekjeve në vendet e punës.

Haki Pecani, punëtor ndërtimi me mbi një dekadë eksperiencë, e nis ditën në mëngjes, por nuk e ndal punën në pikun e të nxehtit. "Ne e nisim punën nga ora 08:00 deri në 16:00. Pastaj e kemi pauzën e drekës dhe disa pauza gjatë ditës që t'i ikim të nxehtit", tha ai.

Punëdhënësit flasin për masat që kanë ndërmarrë. "Ne mundohemi që punët t'i kryejmë gjatë mëngjesit dhe në orët e pasdites. Po ashtu, gjatë këtij sezoni përpiqemi që punët t'i realizojmë brenda objektit. Pastaj kemi edhe pushimet verore", tha Jahir Morina, ndërtues.

Valon Vataj, kryetar i Shoqatës së Ndërtimit në Kosovë, bën thirrje që kompanitë të kenë prioritet shëndetin dhe sigurinë në punë. "Ne do të dalim me disa kërkesa që kompanitë e ndërtimit të kenë prioritet shëndetin dhe sigurinë në punë, pasi temperaturat mund të shkaktojnë rreziqe në vendpunishte. Mirëpo, ne kemi praktika edhe më herët, ku mund të bëhet reduktimi i orarit", tha ai.

Nga Ministria e Punës patën deklaruar se do të angazhohen që të drejtat e punëtorëve të respektohen. Ndërkaq, Inspektorati i Punës ka deklaruar se aktualisht janë vetëm 52 inspektorë aktivë, numër i cili nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar në mënyrë efektive të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga mandati i institucionit.

Megjithatë, sipas Inspektoratit, pritet shtim i tyre, pasi gjatë inspektimeve në terren janë hasur shkelje. Në rastet kur zyrtarët konstatojnë se nuk respektohen masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, ndërmarrin të gjitha veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi. BSPK ka kërkuar gjithashtu rritjen e numrit të inspektorëve në terren.

Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/626925/i-nxehti-sfidon-punetoret-e-ndertimit-kerkohen-masa-per-mbrojtjen-e-tyre/
— Redaksia ZHURMA

Komentet