Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Marta Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në Bashkimin Europian

Komisionerja për Zgjerim vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata dhe kërkon zbatimin e reformave.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e negociatave për anëtarësim, duke bërë të ditur se vendi ka hapur të gjithë kapitujt dhe ka mbyllur katër prej tyre. Gjatë prezantimit të Strategjisë së Zgjerimit të BE-së, ajo deklaroi se Shqipëria, së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë, po shënon hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit.

Marta Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në Bashkimin Europian
Foto: zeri.info

«Për Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, gjithë avancimi sa i përket futjes në BE është i rëndësishëm dhe të këtyre 4 vendeve që po avancojnë shumë shpejt», u shpreh Kos, duke shtuar se vendi duhet të vazhdojë reformat në fushat kyçe si shteti i së drejtës, liria e medias, pavarësia e gjyqësorit dhe mbrojtja e të drejtave themelore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme