Armand Duka takon delegacionin e Lega Nazionale Dilettanti
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit priti në Shtëpinë e Futbollit zëvendëspresidentin e LND-së, Christian Mossino.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pritur në një takim zyrtar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit delegacionin e Lega Nazionale Dilettanti. Delegacioni u kryesua nga zëvendëspresidenti i parë i kësaj organizate, Christian Mossino.
Gjatë vizitës, mysafirët u njohën nga afër me kushtet dhe infrastrukturën që ofron selia e FSHF-së, duke përfshirë edhe Klinikën e Kombëtares. Më pas, në takimin me kreun e futbollit shqiptar u diskutua rreth zhvillimeve në këtë sport dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional për promovimin e tij.
Në këtë takim mori pjesë gjithashtu trajneri i Kombëtares, Rolando Maran. Ngjarja u mbyll me shkëmbimin e dhuratave simbolike dhe realizimin e një fotografie të përbashkët.