Marta Kos: Ndryshimet për Specialen, kthim i rëndë prapa
Komisionarja evropiane për Zgjerim ka paralajmëruar se ndryshimet e fundit në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryenegociatori i Kosovës për integrim evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim me komisionaren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, për të diskutuar rreth rrugëtimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në platformën X, komisionarja Kos ka bërë të ditur se, pavarësisht paqëndrueshmërisë institucionale gjatë dy vjetëve të fundit, vendi ka shënuar përparim në reformat që lidhen me sundimin e ligjit dhe Planin e Rritjes, si dhe ka ndërmarrë hapa të mirë drejt anëtarësimit në SEPA.
Megjithatë, ajo ka theksuar se ndryshimet e fundit në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme. Sipas saj, miratimi dhe zbatimi i këtyre ndryshimeve do të binin ndesh me zotimet e Kosovës ndaj BE-së dhe do të përbënin një hap të rëndë prapa në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Ajo ka nënvizuar se respektimi i sundimit të ligjit dhe institucionet e pavarura gjyqësore mbeten thelbësore për përgatitjen e hapave të mëtejshëm në këtë proces.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 5 zhvillime
- 16 shtator Marta Kos kërkon respektim të vendimit të Speciales dhe të drejtë ankese
- 8 tetor Marta Kos: Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e Evropës sonë
- 12 tetor Çitaku i reagon Marta Kosit: Të shqetësohet për drejtësinë në Hagë
- 13 tetor Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027
- 15 tetor Marta Kos: Ndryshimet për Specialen, kthim i rëndë prapa · ky artikull