Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përgëzuar Shqipërinë për mbylljen e kapitullit të 20-të në negociatat e anëtarësimit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përgëzuar Shqipërinë për mbylljen e një tjetër kapitulli në negociatat e anëtarësimit në BE, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Luksemburg. Kos theksoi se është mbyllur kapitulli i 20-të për sipërmarrjet dhe politikat industriale, i cili ndihmon bizneset shqiptare të rriten, të zhvillohen dhe të krijojnë më shumë vende pune.
Ajo u shpreh se bizneset e vogla dhe të mesme përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë dhe se politikat industriale po afrohen me ato të BE-së, sidomos në teknologjitë e reja, teknologjinë e pastër dhe materialet e lëndës së parë kritike. Kos rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për objektivin e Shqipërisë për mbylljen e të gjithë kapitujve negociues deri në fund të vitit 2027, duke shtuar se vendi duhet të vijojë të japë rezultate për themeloret dhe se ky është një projekt kombëtar që përfshin qeverinë, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët.