Kosova U15 nis turneun e UEFA-s në Bullgari me fitore ndaj Moldavisë
Kombëtarja e Kosovës U15 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të turneut zhvillimor të UEFA-s në Bullgari, duke mposhtur Moldavinë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kombëtarja e Kosovës U15 e ka nisur me fitore turneun zhvillimor të UEFA-s, i cili po zhvillohet në Bullgari, duke triumfuar ndaj Moldavisë me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë. Kosova kaloi në epërsi në minutën e 14-të, kur Lionel Nikqi realizoi për 1:0, ndërsa lojtari i skuadrës kundërshtare, David Ciorici, barazoi shifrat në 1:1 para përfundimit të pjesës së parë. Golin e fitores për Dardanët e shënoi në minutën e parë të kohës shtesë futbollisti gjilanas Real Jahiu, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:1.
Kjo fitore paraqet një nisje të mirë për skuadrën e drejtuar nga përzgjedhësi Ilir Nallbani, e cila në këtë turne do të ketë mundësi të fitojë përvojë të vlefshme ndërkombëtare dhe të vazhdojë zhvillimin e futbollistëve të rinj. Në ndeshjen tjetër të këtij turneu, Bullgaria mposhti Armeninë me rezultat të thellë 8:0.
Ndeshjen e radhës Kosova U15 do ta zhvillojë kundër Armenisë, ndërsa turneun do ta përmbyllë me përballjen ndaj nikoqires, Bullgarisë.