Zhurma Press E Enjte · 20 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 04:37 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi MKD

Maqedonia e Veriut dhe Kosova synojnë rikthimin e linjës hekurudhore dhe pikën e përbas…

Ministrat e Transportit të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës u takuan për të diskutuar projektet e përbashkëta infrastrukturore, përfshirë hekurudhën dhe pikën kufitare.

Redaksia ZHURMA 03:35 1 min lexim
Maqedonia e Veriut dhe Kosova synojnë rikthimin e linjës hekurudhore dhe pikën e përbas…
FOTO · tetovasot.com Arkivi ZHURMA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, është takuar sot me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Dimal Basha, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore.

Video · Facebook ↗

Sipas Ministrisë së Transportit të Maqedonisë së Veriut, në takim fokus i veçantë i është kushtuar projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, për të cilin grupet e punës të të dyja vendeve do të vazhdojnë aktivitetet për finalizimin e projektit, pas së cilës pritet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërshtetërore.

Në takim është diskutuar edhe autostrada Shkup-Bllacë, si dhe mundësia e rikthimit të komunikacionit hekurudhor dhe vendosjes së sistemit “one stop shop”, përkatësisht një pike të përbashkët kufitare hekurudhore mes dy vendeve. Ministrat kanë vlerësuar se projektet e përbashkëta do të ndikojnë në rritjen e tregtisë, investimeve dhe lidhjes rajonale.

Burimet: Tetova Sot; Almakos; Shenja; TV21 (klaster 4 outlets).

Komentet