Maqedonci takon zyrtaren e lartë të USEUCOM-it për mbrojtjen
Ministri i Mbrojtjes diskuton me Sandra Oudkirk për FSK-në dhe industrinë e mbrojtjes.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Sandra Oudkirk, zëvendësen civile të komandantit dhe këshilltaren për politikë të jashtme të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM). Sipas ministrit Maqedonci, në këtë takim është biseduar për thellimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë bisedës u trajtuan zhvillimi i ardhshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe mundësitë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Maqedonci ka falënderuar Oudkirk për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke vlerësuar se ky partneritet mbetet thelbësor për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe sigurinë e vendit.