Kurti refuzon të komentojë deklaratën e Daçiqit për flamurin në Prizren
Kryeministri i vendit nuk është përgjigjur rreth deklaratave të zyrtarit serb, duke ia lënë përgjigjen ministrit të Punëve të Jashtme.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Shefi i ekzekutivit kosovar ka shmangur dhënien e ndonjë komenti lidhur me deklarimet e zyrtarit të lartë serb, Ivica Daçiq, rreth valëvitjes së flamurit të Serbisë mbi qytetin e Prizrenit. I pyetur rreth kësaj çështjeje, kryeministri theksoi se për këtë temë tashmë është deklaruar shefi i diplomacisë, Glauk Konjufca, duke shtuar se është vonë me agjendë.
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka cilësuar deklaratën e Daçiqit si dëshmi të ambicieve territoriale që Serbia ushqen ndaj Kosovës, duke i lidhur këto zhvillime me vazhdimësinë e politikës së Beogradit.