Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 18:25 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
17:40 KDI: Procesi i shpejtë legjislativ i Reformës në Drejtësi shkel rregulloren17:35 Rizvanolli: Kosova ofron treg tërheqës për investime në energjinë e gjelbër17:29 Endrit Thaçi publikon mesazh për babanë nga protestat ndaj aktgjykimit17:19 Gara e pazakontë në Indi për qenin më të shëndoshë të qytetit17:09 Ilir Krasniqi flet para ndeshjes me Izraelin17:05 Delegimi i Radu Petrescut për ndeshjen Izrael-Kosovë ngjall vëmendje16:59 Tetë subjekte nënshkruajnë marrëveshjen me tre faqe në Prishtinë16:54 Heidi Baci tregon ëndrrën e parealizuar për farmaceutikën dhe ndikimin e COVID-1916:49 Hoxha takon ambasadorin e ri të SHBA, Wendt16:45 Skënder Hita merr pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë KOS

Pse Lushtaku akuzon pushtet për ndërhyrje në RTK-në?

Çfarë rrezikojnë largimi i Arlinda Sejdës për mediat në Kosovë?

Redaksia ZHURMA 20:55 Përditësuar 07:17 2 min lexim
Pse Lushtaku akuzon pushtet për ndërhyrje në RTK-në?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas dorëheqjes së gazetares së RTK-së, Arlinda Sejda, e cila ka deklaruar se është larguar nga puna për shkak të presioneve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku e ka cilësuar dorëheqjen e saj si një alarm për lirinë e medias në Kosovë, duke akuzuar pushtetin për ndërhyrje politike në punën e gazetarëve. “Dorëheqja e gazetares Arlinda Sejda është një alarm i madh për lirinë e medias në Kosovë. Kur gazetarët detyrohen të largohen nga puna për shkak të presioneve politike, nuk kemi më një televizion publik në shërbim të qytetarëve, por një mekanizëm propagande në shërbim të pushtetit, i cili po rrëshqet në autoritarizëm”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka përmendur edhe një rast konkret që, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me pretendimet e gazetares, duke thënë se ishte kërkuar të krijohej një video e rreme për një ngjarje në Skenderaj. “Një nga çështjet që lidhet drejtpërdrejt me këtë rast është edhe kërkesa e papranueshme që, sipas informacioneve të bëra publike, të inskenohej një video e rreme për të krijuar përshtypjen tek publiku se kinse unë kam sulmuar eskortën e Albin Kurtit në Skenderaj, në fund të janarit 2025. Kur kërkohet të fabrikohen ngjarje që nuk kanë ndodhur, nuk flasim më për gazetari, por për manipulim të organizuar”, është shprehur ai.

Lushtaku ka ngritur akuza edhe ndaj institucioneve, duke pretenduar se ushtrohet presion mbi zyrtarë dhe gazetarë. “Kush është ky regjim që i suspendon policët pse nuk hartuan raportin policor sipas direktivave të tyre? Çfarë regjimi është ky që u dikton gazetarëve çfarë të raportojnë? Çfarë pushteti është ky që ushtron presion mbi profesionistët, i ndëshkon kur nuk binden dhe tenton të prodhojë ‘fakenews’ sipas interesave të veta? Liria e medias është themeli i demokracisë. Sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj së vërtetës dhe ndaj çdo qytetari të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Lushtaku ka shprehur solidaritet me gazetaren Arlinda Sejda dhe gazetarët që, sipas tij, përballen me presione politike. “Solidarizohem me Arlinda Sejdën dhe me çdo gazetar që ka zgjedhur të mbrojë integritetin profesional përballë presioneve politike. Asnjë pushtet nuk ka të drejtë ta kthejë televizionin publik në zyrë propagande dhe as t’i detyrojë gazetarët të bëhen autorë të skenarëve të rremë. E vërteta nuk mund të ndryshohet me presion dhe as frika nuk do ta zëvendësojë kurrë lirinë. Historia i ka dënuar gjithmonë ata që tentuan ta shuajnë fjalën e lirë, dhe i njëjti fat e pret edhe këtë pushtet autoritar në Kosovë”, ka shtuar Lushtaku.

Burim: Ekonomia Online, https://ekonomiaonline.com/lushtaku-televizioni-publik-po-shnderrohet-ne-mekanizem-propagande/

— Redaksia ZHURMA

Komentet