LSDM reagon ndaj ekonomisë dhe akuzon qeverisjen aktuale
Partia opozitare ka adresuar kritika të forta ndaj kryeministrit lidhur me gjendjen financiare dhe standardin e qytetarëve.
Subjekti opozitar ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-së, duke hedhur poshtë të dhënat e paraqitura për ekonominë. Sipas qëndrimeve të bëra publike, popullsia po përballet me vështirësi financiare dhe të arhura të ulëta, ndërkohë që u vu në dyshim edhe pretendimi zyrtar lidhur me mbështetjen për pensionistët dhe përpjekjet kundër paligjshmërisë.
Krahas kësaj, formacioni politik ka ngritur shqetësime lidhur me keqpërdorimin e mundshëm të mjeteve buxhetore dhe institucioneve të shtetit, duke kundërshtuar hapur paraqitjen e treguesve ekonomikë si sukses qeveritar.