FC Liria zyrtarizon sulmuesin francez Jacques Bayo
Klubi nga Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e qendërsulmuesit francez Jacques Armand Thierry Bayo Mben.
Skuadra bardhezi ka sjellë në radhët e veta sulmuesin nga Parisi, Jacques Armand Thierry Bayo Mben, i cili luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe ka një gjatësi prej 1.86 metrash. Gjatë periudhës së deritanishme të karrierës suaj sportive, futbollisti 29-vjeçar ka luajtur në kampionatin spanjoll, islandez dhe atë maltez. Në Spanjë, ai ka mbrojtur ngjyrat e disa skuadrave, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Birkirkara FC në elitën e futbollit të Maltës. Tanimë, lojtari i ri i klanit prizrenas do të nisë një rrugëtim të ri në futbollin kosovar.
Burimet: Prizren Press; TV Prizreni (klaster 2 outlets).