Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kuvendi voton nënkryetarët pa praninë e PDK-së dhe AAK-së

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës me në rend dite votimin e nënkryetarëve, ndërsa deputetët e PDK-së dhe AAK-së nuk po marrin pjesë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është votimi i nënkryetarëve të Kuvendit. Në sallën plenare janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Listës Serbe dhe disa nga komunitetet, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleanca nuk po marrin pjesë në këtë proces.

Foto: sinjali.com
Foto: sinjali.com
Video · YouTube ↗

PDK-ja ka bërë të ditur përmes një komunikate se nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës dhe ka tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për pozitën e nënkryetares së Kuvendit, duke paralajmëruar gjithashtu se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Më parë, procesi i konstituimit të Kuvendit ishte thirrur nga ora 10:00, teksa ky zhvillim vjen pas seancave të mëparshme ku Kuvendi kishte ngecur për shkak të mosmewrëveshjeve mes deputetëve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme