Sport
DIA
Supergol nga Shkëlqim Vladi në kategorinë e dytë zvicerane
Sulmuesi Shkëlqim Vladi shënoi një supergol për Aaraun në ndeshjen ndaj Kriensit.
Redaksia ZHURMA
11:13
1 min lexim
Sulmuesi Shkëlqim Vladi ka realizuar një prej golave më të bukur të fillimit të edicionit në futbollin zviceran, duke shënuar për barazimin e skuadrës së tij. Vladi shënoi për barazimin 2:2 të Aaraut ndaj Kriensit në kuadër të xhiros së tetë të kategorisë së dytë zvicerane. Ai u fut në lojë në minutën e 65-të dhe realizoi një supergol me goditje “gërshërë” në minutën e 74-t, ndërsa dy golat për Kriensin i shënoi Albin Krasniqi.
Burimet: Koha.net (klaster 1 outlets).