Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK dakordohen për Bekim Sejdiun president
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për postin e presidentit të Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar për emrin e Bekim Sejdiut për postin e presidentit të Kosovës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të jetë kandidat për president.
Bekim Sejdiu ka një karrierë të gjatë në drejtësi, diplomaci dhe akademi. Ai ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ndërsa para kësaj detyre ka shërbyer si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si ambasador në Republikën e Turqisë dhe konsull i përgjithshëm në Nju-Jork. Sejdiu është gjithashtu profesor në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës.