Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:23 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Sport BOTA

Leipzigu refuzon ofertën e Realit për Diomanden

Klubi gjerman refuzoi ofertën prej 85.4 milionë funtesh për 19-vjeçarin

Redaksia ZHURMA 18:00 Përditësuar 07:20 1 min lexim
Leipzigu refuzon ofertën e Realit për Diomanden
FOTO · Foto: Bryan Berlin / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

LEIPZIG — RB Leipzigu ka refuzuar një ofertë prej 85.4 milionë funtesh nga Real Madridi për Yan Diomanden, ka raportuar të shtunën ‘Sky Sports’. Klubi spanjoll ka ofruar rreth 85 milionë funte për futbollistin nga Bregu i Fildishtë, megjithatë oferta është refuzuar nga skuadra gjermane, e cila beson se vlera e lojtarit është edhe më e lartë.

Diomande është shndërruar në një prej emrave më të kërkuar në tregun evropian. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha. Përveç Real Madridit, interesim për 19-vjeçarin kanë shprehur edhe Liverpooli, Paris Saint-Germaini, Arsenali dhe Manchester City.

Trajneri i ri i Realit, Jose Mourinho, e ka vendosur Diomanden si prioritetin kryesor të “Los Blancos”. Mësohet se sulmuesi i krahut të djathtë është i hapur për t’u transferuar te Real Madridi. Klubi mbretëror është i gatshëm të bëjë një ofertë të re për Diomanden.

19-vjeçari pjesë e Leipzigut është nga vera e kaluar kur u transferua nga Leganesi për 20 milionë euro. Kontrata me Leipzigun i skadon në vitin 2030.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Komentet