Zhoze Murinjo ironizon Mikel Artetën në konferencën për shtyp
Trajneri i Realit të Madridit ka thumbuar Mikel Artetën gjatë një konference për shtyp me gazetarët.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zhoze Murinjo ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij gjatë konferencës për shtyp me gazetarët. Trajneri i Realit të Madridit ka thumbuar Mikel Artetën, duke u shprehur se kurrë nuk do të deklaronte pas shumë vitesh në krye të detyrës se tashmë është ende fillimi.
Murinjo ka shtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhte te Real Madridi, duke theksuar se kërkesat atje janë thjesht të ndryshme, ndërkohë që Arteta ka vite në krye dhe ka deklaruar se jemi ende duke filluar.