Pse u shfaq Legjenda e Rozafës si operë?
Me muzikë nga Ndoc Pistulli dhe regji nga Andis Gjoni, shfaqja do të interpretohet nga solistët dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së
— Legjenda e kalasë së Rozafës, një ndër gojëdhënat më interesante, që populli shqiptar e ka përcjellë brez pas brezi, vjen krejt ndryshe në Teatrin e Operas dhe Baletit, në një shfaqje premierë operistike. Muzika është krijuar në 1969 nga Ndoc Pistulli, por vetëm tani gjen vendin e saj në skenë.
Me libret të Zef Zobrës, nën drejtimin muzikor të Gridi Krajës dhe me regji e skenografi nga Andis Gjoni, në skenë do të interpretojnë solistët, Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së. “Historitë dhe legjendat e Shkodrës, nga vij dhe vetë janë shumë të bukura dhe jam i emocionuar që vij me këtë premierë në këtë teatër ku prindërit e mi janë punuar për shumë vite”, u shpreh regjisori Andis Gjoni.
Legjenda e Rozafës që flijohet duke u varrosur në muret e kalasë së Shkodrës që kështjella të ngrihej e të mos shembej është konceptuar si një rrëfim ku besa, dashuria dhe flijimi ndërthuren në një produksion madhështor. “Nëse në çdo popull, një nga gjërat kryesore, me të cilat përfaqësohet është historia e tij, atëherë kjo është pjesë e historisë sonë dhe është po kaq e rëndësishme”, tha soprano Nina Muho.
“Rozafa” e Ndoc Pistullit na kthen te tradita e muzikës shqiptare, tea jo gjuhë artistike që përfaqëson identitetin shqiptar. “Është shumë e rëndësishme që ne ta përfaqësojmë me dinjitet, për më tepër të transmetojmë gjuhën shqipe që nuk është e lehtë të këndohet në opera, në skenë do të dëgjohen dhe fjalë që ne nuk i përdorim më nga dialekti gegë”, u shpreh baritoni Armando Likaj.
— Burim: Top Channel, https://top-channel.tv/2026/07/20/legjenda-e-rozafes-shfaqja-vjen-premiere-si-opere-ne-teatrin-e-operes-dhe-baletit/
— Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.