Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Martë · 28 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Lazio interesohet për Armando Brojën

Sulmuesi i Shqipërisë mund të luajë në Serie A

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Lazio interesohet për Armando Brojën
FOTO · Foto: Armando Broja October 2019 / Wikimedia Commons

TIRANË — Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, mund të paraqitet në Serie A të Italisë në edicionin 2026/2027. Interesim për sulmuesin shqiptar ka shprehur Lazio.

Broja në edicionin 2025/2026 nuk pati shumë hapësirë te skuadra e Burnleyt. Në të gjitha garat ai luajti vetëm 990 minuta, derisa kontribuoi me një gol dhe dy asistime. Kishte telashe me lëndime gjatë gjithë kohës.

"Klubi anglez është i hapur për një huazim me mundësi blerjeje", shkruan mediumi i afërt me klubin italian "Solo la Lazio". Burnley do të paraqitet edicionin e ardhshëm në "Championship" të Anglisë. Broja ka kontratë deri në vitin 2030.

Burim: Koha.net, https://www.koha.net/futboll/lazio-ne-gare-per-brojen
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Sport →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →