Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Lamallari: bllokuesit e trafikut do të ndëshkohen — kamera Smart City në akset kombëtare

Ministri i Punëve të Brendshme thekson sjelljet që pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe krijojnë bllokime në trafik

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri apel sot për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se sjelljet që pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe krijojnë bllokime në trafik do të ndëshkohen. Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari u shpreh se për “kapriço të dikujt” nuk duhet të vuajnë drejtuesit e tjerë të mjeteve që respektojnë rregullat e qarkullimit.

Lamallari: bllokuesit e trafikut do të ndëshkohen — kamera Smart City në akset kombëtare
Foto: Besfort Lamallari / Wikimedia Commons

Ministri Lamallari bëri të ditur se dronëve të Policisë së Shtetit do t’u shtohen së shpejti edhe kamerat inteligjente të sistemit Smart City, të cilat do të vendosen në akset kombëtare dhe rrugët kryesore të vendit.

— Burim: ATSH, ata.gov.al
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme