Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Pse Kuvendi i RMV-së mori kredi 260 milionë eurosh?

Huamarrja do të shkojë për buxhetin, infrastrukturë dhe shlyerjen e eurobondit të vitit 2020.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Me 65 vota "pro", 14 "kundër" dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi sot huamarrjen prej 260 milionë eurosh. Sipas zëvendësministrit të Financave Nikollçe Jankullovski, kredia do të mbulojë nevojat e buxhetit të përgjithshëm, projektet kapitale të infrastrukturës dhe shlyerjen e borxheve të vjetra, përfshirë eurobondin prej 700 milionë eurosh të marrë në vitin 2020.

Pse Kuvendi i RMV-së mori kredi 260 milionë eurosh?
Foto: telegrafi.com

Norma e interesit do të jetë e ndryshueshme, e bazuar në EURIBOR gjashtëmujor plus 2.1 përqind. Huadhënësit janë pesë banka ndërkombëtare: KfW IPEX Bank, BBVA, Erste Group, AKA Ausführkredit dhe Merrill Lynch International. Kredia do të tërhiqet në një këst, me periudhë shlyerjeje shtatë vjet dhe periudhë mospagimi tre-vjeçare. Shteti do të paguajë gjithashtu komision 1.4 përqind të shumës dhe 12,500 euro në vit agjentit të huadhënësve.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme