Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Kurti premton sërish përfundimin e Autostradës së Gjilanit

Gjatë prezantimit të ekspozesë para votimit të qeverisë së re, Albin Kurti premtoi përfundimin e Autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GJILAN — Albin Kurti e ka përsëritur premtimin për përfundimin e Autostradës së Gjilanit gjatë prezantimit të ekspozesë në seancën ku u votua për herë të katërt si Kryeministër i Kosovës. Para votimit të qeverisë së re, ai deklaroi: “Do të përfundojmë autostradën e Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe lidhjen me korridorin 1”.

Foto: Albin Kurti / Wikimedia Commons
Foto: Albin Kurti / Wikimedia Commons

Ky nuk është premtimi i parë për këtë projekt. Në vitin 2023, Kurti kishte shkruar në një postim në Facebook më 21 korrik se Prishtina po lidhet me Gjilanin me autostradë dhe se Autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet. Po atë vit, Hysen Durmishi, në cilësinë e zëvendësministrit të Infrastrukturës, më 8 gusht 2023 deklaronte se punimet në segmentin Banullë–Bresalc po zhvilloheshin me dinamikë shumë të shtuar dhe shprehte optimizëm se projekti do të përfundonte deri në fund të vitit.

Megjithatë, autostrada nuk u përfundua më 2023 dhe ndërtimi i saj vazhdon të mos ketë përfunduar as tani, kur ka kaluar më shumë se gjysma e vitit 2026.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme