Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Djemtë e Afrim Bunjakut dhe Enver Zymerit diplomohen në Polic

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri janë bërë pjesë e gjeneratës së re të Policisë së Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve të shtetit Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, kanë diplomuar në ceremoninë e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës. Të dy zyrtarët e lartë kishin rënë në krye të detyrës gjatë viteve të kaluara.

Djemtë e Afrim Bunjakut dhe Enver Zymerit diplomohen në Polic
Foto: epokaere.com
Video · Facebook ↗

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë, pasi grupi i Milan Radoiçiqit kishte bllokuar rrugën me dy kamionë dhe kishte sulmuar policinë me armë të rënda. Ndërkohë, polici Enver Zymeri ishte plagosur rëndë më 25 korrik 2011 gjatë një aksioni të Njësisë Speciale për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, duke ndërruar jetë një ditë më pas nga plagët e marra në zonën e Zubin Potokut.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme