Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Kurti mohon të ketë informacione për vendimin e Speciales

Kryeministri në detyrë deklaron se nuk ka asnjë informacion për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk posedon asnjë informacion lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gjatë një aktiviteti kushtuar efikasitetit të energjisë, i pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështjeje, ai u përgjigj shkurt: „Nuk kam asnjë informacion. Dhe këtu jemi për efikasitetin e energjisë, nuk kam asnjë informacion“.

Kurti mohon të ketë informacione për vendimin e Speciales
Foto: dukagjini.com

Aktgjykimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin pritet të shpallet më 16 shtator, ndërkohë që katërshja gjendet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme