Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kurti e Abdixhiku takohen sërish në Kuvend pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të L…

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku u takuan sërish të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, një ditë pasi gjashtë deputetë të LDK-së refuzuan kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish të mërkurën në Kuvendin e Kosovës. Takimi mes dy liderëve ka nisur rreth orës 16:00.

Foto: telegrafi.com / telegrafi.com
Foto: telegrafi.com / telegrafi.com

Takimi vjen një ditë pasi gjashtë deputetë të LDK-së – Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj e Janina Ymeri – deklaruan se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. Pas kundërshtimit të deputetëve, Abdixhiku tha se ndjeu keqardhje, ndërsa Kurti deklaroi se “situata e re kërkon takime të reja”.

Më herët, pas takimit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Kurti tha se të gjithë ishin të pajtimit për kandidaturën e Sejdiut, por me refuzimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, numri maksimal i votave që mund të sigurohet nuk mjafton për zgjedhjen e presidentit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme