Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kurti e Abdixhiku pajtohen në parim për Bekim Sejdiun president

Kryeministri në detyrë dhe kreu i LDK-së kanë rënë dakord në parim që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të jetë kandidat për President.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Kosovës, sipas VOX Kosova. Sejdiu është ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ka qenë gjyqtari raportues në rastin KO95/20, që çoi në rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Kurti e Abdixhiku pajtohen në parim për Bekim Sejdiun president
Foto: veriu.info

Pajtimi u arrit në takimin e parafundit që Kurti dhe Abdixhiku patën të mërkurën, por nuk dihet nëse palët kanë lëvizur nga ky pozicion. Një numër i konsiderueshëm i deputetëve të LDK-së, duke filluar nga Avdullah Hoti, vështirë se do të votojnë për gjyqtarin që dikur ia rrëzoi Qeverinë.

Në mbrëmjen e së shtunës, Kurti e Abdixhiku u takuan pa paralajmërim dhe nuk u deklaruan për media. “Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për juve”, tha Kurti për gazetarë. Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndonëse afati kushtetues ka kaluar që nga 7 gushti.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme