Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kryesia e LDK-së miraton nominimin e Sejdiut dhe fton deputetët ta votojnë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka miratuar njëzëri marrëveshjen dhe ka mbështetur nominimin e Bekim Sejdiut për President.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj ku ka miratuar në mënyrë unanime marrëveshjen politike për tejkalimin e krizës institucionale dhe propozimin për kandidaturën e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi, Kryesia u ka bërë thirrje deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së që gjatë procesit të votimit të veprojnë në përputhje me autorizimet e Kuvendit të partisë dhe vendimin e Kryesisë.

Foto: kallxo.com / kallxo.com
Foto: kallxo.com / kallxo.com

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kishin arritur më parë pajtueshmëri për nominimin e ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Bekim Sejdiu, për kryetar të shtetit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme