Kroacia dorëzon tetë kushte për rrugën evropiane të Malit të Zi
Zagrebi ka paraqitur kërkesat zyrtare drejtuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kroacia u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument me tetë kërkesa që Mali i Zi duhet t’i përmbushë përpara anëtarësimit në BE.
Sipas dokumentit të dërguar në Bruksel, ndër kërkesat janë çështjet e krimeve të luftës, kompensimi për ish-të burgosurit e kampit të Morinjit dhe kthimi i anijes shkollore “Jadran”. Zagrebi vlerëson se përparimi në zgjidhjen e këtyre çështjeve do t’i hapte rrugë mbështetjes së përfundimit të negociatave të anëtarësimit dhe ratifikimit të traktatit të anëtarësimit.