Krijohet platformë e përbashkët për produktet e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Italisë
Agjencia Rajonale e Zhvillimit – Ulqin Biznes Asociacioni është partner në projektin evropian ITC FOOD.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Agjencia Rajonale e Zhvillimit – Ulqin Biznes Asociacioni është partner në projektin evropian ITC FOOD, i cili po zbatohet në kuadër të programit Interreg IPA South Adriatic. Ky projekt ka për synim forcimin e sektorit agroushqimor dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në vendet e Adriatikut Jugor. Iniciativa bashkon partnerë nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Italia, duke krijuar një platformë të përbashkët për produktet e këtyre vendeve.