Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Asllani pritet të huazohet te Sassuolo — 10 milionë euro opsioni i blerjes

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është pranë transferimit për 10 milionë euro

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

MILANO — Kristjan Asllani pritet ta vazhdojë karrierën në Serie A, por jo te Interi. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është pranë transferimit te Sassuolo, me klubin italian që ka arritur marrëveshje me Interin për huazimin e tij.

Asllani pritet të huazohet te Sassuolo — 10 milionë euro opsioni i blerjes
Foto: Werner100359 / Wikimedia Commons

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh, pasi edhe Asllani, në parim, është pajtuar t’i bashkohet Sassuolos në formë huazimi. 24-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Interit për sezonin e ri dhe klubi zikaltër tashmë e ka njoftuar futbollistin dhe përfaqësuesit e tij për vendimin. Sassuolo pritet të ketë opsionin e blerjes së Asllanit në verën e ardhshme për 10 milionë euro.

Burim: Epoka e Re

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 27 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme