Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Kripto-asetet kalojnë nën tatimet — raportim i detyrueshëm dhe të dhëna të ruajtura 7 vjet

Ministria e Financave parashikon krijimin e një sistemi elektronik për raportim të detyrueshëm në organet tatimore me vlerë 80 milionë lekë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Në Shqipëri është hartuar një kuadër i posacëm ligjor për tregun e kripto aseteve, që synon identifikimin e pronësisë së ofruesve të shërbimit si dhe të përdoruesve të parave digjitale për të shmangur evazionin fiskal. Ligji synon edhe shkëmbimin automatik të informacionit ndërmjet autoriteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Kripto-asetet kalojnë nën tatimet — raportim i detyrueshëm dhe të dhëna të ruajtura 7 vjet
Foto: Binance t-shirt and bag - 2022-07-09 / Wikimedia Commons

Ministria e Financave si kërkesë e procesit të integrimit, parashikon krijimin e një sistemi elektronik në vlerën e 80 milionë lekë për raportim të detyrueshëm në organet tatimore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të jetë autoritet kompetent për administrimin e sistemit për raportimin, mbledhjen, shkëmbimin automatik të informacionit dhe bashkëpunimin me autoritetet e tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregjeve të kripto-aseteve.

Ofruesit e shërbimeve do të duhen të pajisen me një numër unik identifikimi nga tatimet dhe të dhënat për cdo transaksion do të arkivohen për një periudhë jo më të shkurtër se se 7 vjet. Në rast se përdoruesi nuk bashkëpunon, platforma e kriptomonedhave do të bllokon transaksionin pas dy njoftimeve brenda dy muajve.

Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/ekonomia/kripto-asetet-ne-lupen-e-tatimeve-projektligj-i-ri-per-raportim-te-dety-i574678 — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme