Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:28 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:22 Studim: Vrapi dhe ecja e shpejtë zgjerojnë jetëgjatësinë05:19 Shkaqet kryesore të djersitjes natën sipas mjekëve05:02 Dy vëllezër nga Kosova dënuar për tregun ilegal Rydox që shiste të dhëna të vjedhura04:18 Hamza kushton zgjedhjen e presidentit me ligjin për Gjykatën Speciale, garanton 22 vota03:55 Olta Gixhari shfaqet me fustan të kuq, burri i bëri surprizë03:41 Hithra ka përfitime shëndetësore dhe retetë përgatitje03:38 Salih Mustafa dërgon mesazh nga Haga për protestuesit e natës së 14-të në Prishtinë03:26 Ekspertiza balistike zbulon detaje të reja për vdekjen e Gjovalin Lazrit03:21 Rooney kërkon përjashtimin e Man City nga Liga Premier, jo titullin e 2011/1203:07 Maran: I lumtur me fitorën mbi San Marino, por kursyeu forcat për orarin e ngjeshur
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Pse kriminaliteti në Maqedoni është në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit?

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se janë shkatërruar mbi 30 grupe kriminale

Redaksia ZHURMA 13:13 1 min lexim
Pse kriminaliteti në Maqedoni është në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— SHKUP — Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se Maqedonia e Veriut aktualisht ka shkallën më të ulët të kriminalitetit në dy dekadat e fundit. Ai theksoi se rezultatet janë arritur falë punës së përkushtuar të policisë dhe koordinimit më të mirë të institucioneve.

Gjatë prezantimit të raportit për punën e MPB-së në dy vitet e fundit, Toshkovski tha se është shënuar rënie e kriminalitetit të përgjithshëm, ndërsa efikasiteti në zbardhjen e rasteve ka arritur në 69 për qind.

Sipas tij, janë shkatërruar mbi 30 grupe kriminale që kanë vepruar në fusha të ndryshme, përfshirë trafikun e drogës, korrupsionin, kontrabandën e migrantëve, trafikun e armëve, falsifikimin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe forma të tjera të rënda të kriminalitetit.

Duke folur për luftën kundër korrupsionit, ministri tha se numri i grupeve kriminale të shkatërruara që vepronin në këtë fushë është rritur me 50 për qind. Sipas tij, janë shkatërruar gjashtë grupe kriminale, ndërsa janë ngritur kallëzime penale ndaj 146 personave fizikë dhe 18 personave juridikë.

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Komentet