Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Rrezarta Krasniqi tregon video: VV‑ja gjuajti Isa Mustafa me vezë, s’i jep llogari Kurti

Krasniqi krahason videon e arkivit ku Mustafa u sulmuar me vezë nga VV, me aksionet e sotme kundër Kurtit në Kuvend.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka publikuar një video nga arkiva ku shihet ish-kryeministri Isa Mustafa duke u gjuajtur me vezë nga aktivistë të VV-së, në kohën kur ajo ishte në opozitë.

Meeting with the prime minister of Kosovo Mr. Isa Mustafa
Foto: Meeting with the prime minister of Kosovo Mr. Isa Mustafa / Wikimedia Commons

Krasniqi thotë se këto dy raste nuk mund të krahasohen: "Vezët e hedhura nga VV-së si qëllim pushtetin personal e partiak, me vezët e hedhura kundër VV-së që vullnetshëm e shkelën Kushtetutën e Kosovës mbrëmë e aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese."

Ajo kujton se VV-ja i kishte hedhur vezë një kryeministri në ditën kur ai kishte ardhur në Kuvend për t’u dhënë llogari deputetëve: "Vetëvendosja i hidhte vezë një kryeministri, bash në ditën kur ai kishte ardhur t’u japp llogari deputetëve, ashtu siç ia cakton detyra e detyrimi."

Krasniqi pohon se situata e sotme është e ndryshme, duke pretenduar se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe VV-ja nuk po i japin llogari institucioneve: "Në anën tjetër, Albin Kurti me Vetëvendosjen sot kishin ardhur të na thoshin se ata s’i japin llogari askujt, as Kushtetutës së vendit të cilin deri dje e kanë udhëhequr e sot e mbajnë të uzurpuar." Përfundon: "Prandaj, jo. Nuk është arsyetimi se ‘edhe VV-ja ka hedhur vezë’, sepse VV-ja vezët e hedhura i pati arsyetim për pushtet e vezët e sotme janë arsye për ta ruajtur shtetin."

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 23 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme