Vasfije Krasniqi-Goodman kërkon drejtësi për dhunën seksuale në luftë
Pse thotë mbijetuesja se qetësia shpirtërore varet nga ndëshkimi i Serbisë për krimet e '99-s?
PRISHTINË — Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, është emocionuar gjatë fjalimit që ka mbajtur në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
"Unë sot jam këtu, sikur isha dje dhe sikur isha me 16 tetor 2018," tha ajo, duke e kthyer vëmendjen tek data kur nisi rrugëtimi publik i raportimit të krimeve. "Qysh shumica prej juve besoj se keni dëgjuar që dhuna seksuale po ndodh në Kosovë," shtoi ajo.
Krasniqi-Goodman tregoi se vetëm një ditë pas dhunimit, në vitin 1999, është drejtuar te shtabi i UÇK-së. "Qysh një ditë pas dhunimit unë raportova në shtabin e UÇK-së, jo për të kërkuar drejtësi, po për të kërkuar siguri që të më mbrojnë që mos të më ndodhë më prapë," tha ajo.
Ajo e kundërshtoi narrativën se ndryshimi ka nisur herët. "Ndryshimi për drejtësi ka ndodhur ditët e fundit. Ndryshimi për me thy stigmën, heshtjen, ka ndodhur qysh në 2018-ën." Qysh në 2012-ën, shteti i Kosovës ia kishte mohuar drejtësinë. "Edhe në letër ligjet e Kosovës dalin shumë mirë, por në realitet nuk është ashtu," theksoi ajo.
Krasniqi-Goodman pranoi edhe kritikat se nuk është bërë mjaftueshëm për arritjen e drejtësisë për krimet e dhunës seksuale të kryera nga Serbia. "Sidoqoftë ne duhet t'i falënderojmë secilën e secilin person që ka bërë diçka për këtë kauzë, qysh nga organizatat që janë marrë me këtë punë, prej mbarimit të luftës të '99-s, edhe secilin person e deputet që kanë ngritur dorën që kjo ligj të kalohet," tha ajo.
Ajo bëri thirrje publike për viktimat që të raportojnë rastet, duke theksuar se të dhënat janë të mbrojtura me ligj. "Unë, nga këtu u bëj thirrje, secilën viktimë që të raportojnë këto raste, sepse nuk është vonë për të kërkuar drejtësi, por po ashtu edhe për njohjen e statusit. Lus viktimat që të ndihen të sigurta sepse çdo rast, çdo histori është e mbrojtur me ligj, edhe të dhënat e juaja janë të mbrojtura kështu që ju bëj thirrje që të kërkoni drejtësi edhe të aplikoni për njohjen e statusit," tha Krasniqi-Goodman.
Ndryshe nga pensionet që jep shteti i Kosovës, ajo i takon Serbisë të paguajë për krimet. "Edhe pse ne jemi falënderues ndaj shtetit tonë që e ka filluar këtë komision e këtë një lloj pensione siç po i quajnë, por ajo i takon Serbisë për të paguar për krimet dhe dëmet që i ka shkaktuar në Kosovë. Për mua nuk do të ketë kurrë qetësi shpirtërore pa pasur drejtësi, sepse drejtësia na mungon, jo vetëm njohja e statusit."
Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/626978/krasniqi-goodman-per-mua-sdo-te-kete-qetesi-shpirterore-pa-pasur-drejtesi/
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.