kosove siguri

Çfarë synon fushata e re për Raportin Evropian të Aksidentit?

Pse Policia e Kosovës dhe BKS-ja bashkëpunojnë për të reduktuar dëmet materiale nga aksidentet?

Çfarë synon fushata e re për Raportin Evropian të Aksidentit?
Foto: Mikhail Nilov / Pexels

PRISHTINË — Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e Bankës Qendrore të Kosovës, ka lansuar sot fushatën vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit.

Në konferencën e lansimit u tha se qëllimi i kësaj nisme është rritja e informimit të qytetarëve mbi përdorimin e këtij raporti si një mekanizëm praktik dhe efikas për trajtimin e aksidenteve me dëme materiale. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, foli për rolin e Policisë së Kosovës në garantimin e sigurisë në komunikacion dhe në menaxhimin e rasteve të aksidenteve rrugore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përdorimit të Raportit Evropian të Aksidentit për trajtimin më efikas të këtyre rasteve, raporton KP.

Pasqyrimi i gjendjes së sigurisë në komunikacion për periudhën janar-maj tregon se numri i aksidenteve me persona të vdekur është pothuajse i njëjtë, me 38 persona që kanë humbur jetën. Ndërkaq, aksidentet me dëme materiale kanë shënuar rënie.

Kosova, në krahasim me disa shtete të rajonit, qëndron dukshëm më mirë sa i përket numrit të personave që humbin jetën në aksidente trafiku. Kjo edhe përkundër faktit se numri i automjeteve dhe i shoferëve është rritur vazhdimisht, ndërsa aktualisht kemi rreth 950 mijë shoferë të licencuar.

Fushata vjen në një moment kur institucionet e sigurisë po përpiqen të zvogëlojnë barrën administrative të policisë për incidente minore, duke i dhënë qytetarëve një mjet të standartizuar evropian për dokumentimin e dëmeve.

Burim: Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë po rrezikon Kosova duke injoruar gazin amerikan?
  2. Alban Dragusha merr drejtimin e FC Ferizajt
  3. Çfarë e bëri Shkëlqim Kastratin viktimë dhe të dyshuar në të njëjtën natë?
  4. Kush mbetet pa ujë në Mitrovicë pas defektit në gypin kryesor?

Vazhdo leximin