Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Pse Kosova mbetet prapa në edukim medial?

Ligjëruesi Dren Gërguri thekson se nxënësit kanë vështirësi të dallojnë edhe faktin nga opinioni

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Gjakova, 17 korrik. Ligjëruesi në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Dren Gërguri, ka vlerësuar se Kosova vazhdon të mbetet prapa në fushën e edukimit medial, duke theksuar se nxënësit kanë vështirësi të dallojnë edhe faktin nga opinioni. Në emisionin Rubikon, Gërguri tha se kjo është një nga kriteret e vlerësimit ndërkombëtar PISA, ndërsa paralajmëroi se në testimet e ardhshme do të përfshihen edhe njohuritë për inteligjencën artificiale.

Pse Kosova mbetet prapa në edukim medial?
Foto: Fakulteti i Edukimit - Gjakovë / Wikimedia Commons

Sipas Gërgurit, edukimi medial në Kosovë trajtohet vetëm në mënyrë sipërfaqësore, pasi ofrohet si lëndë zgjedhore vetëm në disa shkolla. “Ne nuk kemi edukim medial. E kemi vetëm sipërfaqësisht, si lëndë zgjedhore në disa shkolla. Çfarë peshe mund të ketë kjo lëndë në sytë e nxënësve kur është vetëm lëndë zgjedhore, zakonisht si diçka jo shumë e rëndësishme”, tha më tej ligjëruesi.

Ai shtoi se në sistemin arsimor mungon plotësisht edukimi për inteligjencën artificiale, ndonëse kjo fushë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. “Fatkeqësisht nuk kemi fare lëndë për edukimin mbi inteligjencën artificiale, e cila tash është shumë e rëndësishme. Një qytetar që ta kuptojë dhe ta analizojë përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale, së pari duhet të mësojë për të”, tha Gërguri.

Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme