Raif Musliu pensionohet pas karrierës në arsim dhe nderohet me mirënjohje
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka ndarë mirënjohje për drejtorin Raif Musliu me rastin e pensionimit të tij.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Drejtori Raif Musliu ka përmbyllur karrierën e tij profesionale në fushën e arsimit, pas dekadash përkushtimi në edukimin e brezave. Me rastin e pensionimit, ai është nderuar me mirënjohje nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë një takimi të organizuar nga udhëheqja komunale. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti Alidema, nënkryetari i komunës dhe drejtorët e drejtorive.
Musliu ka punuar si arsimtar i fizikës dhe kimisë, ndërsa ka udhëhequr për disa mandate Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ahmet Hajdari” në Beguncë. Gjatë takimit u vlerësua lart puna e tij drejtuese, angazhimi në reforma shkollore dhe kontributi në jetën e komunitetit. Po ashtu, në prani të përfaqësuesve komunalë, u prezantua drejtoresha e re e kësaj shkolle, Albana Haziri, e cila mori detyrën nga ish-drejtori.