Gëzim Berisha ndalohet për 48 orë për dhunë në familje
Drejtori i Spitalit të Mitrovicës ndalohet për 48 orë nën dyshimet për dhunë në familje.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
MITROVICË — Gëzim Berisha, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të dhunës në familje, pasi më parë ishte raportuar për arrestimin e tij. Masja e ndalimit është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka bërë të ditur se urdhri është dhënë nga prokurori kujdestar, ndërsa Prokurori i Shtetit po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. Sipas përgjigjes zyrtare dhënë mediave, personi me inicialet G.B. dyshohet për veprën penale të dhunës në familje nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se Berisha dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt. Ngjarja e fundit vjen ndërkohë që kujtohet se Zekaj u vra më 25 tetor 2026 nga i dyshuari ish-kunati i saj Albert Sylaj, pasi ajo kishte raportuar ish-bashkëshortin Jeton Sylaj për dhunë në familje.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 31 tetor Arrestohet Gëzim Berisha, drejtori i Spitalit të Mitrovicës
- 31 tetor Gëzim Berisha ndalohet për 48 orë për dhunë në familje · ky artikull
- 31 tetor Policia jep detaje për dhunën psikike nga Gëzim Berisha ndaj bashkëshortes