Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Kosova do të përfaqësohet me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj

Kosova do të ketë tre përfaqësues në Lojërat Olimpike për të Rinj në Dakar të Senegalit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kosova do të marrë pjesë me tre sportistë në edicionin e katërt të Lojërave Olimpike për të Rinj, ngjarje kjo që do të zhvillohet nga data 31 tetor deri më 13 nëntor në qytetin e Dakarit në Senegal. Për këtë aktivitet sportiv, ku pritet të marrin pjesë gjithsej 2654 sportistë të moshës nga 15 deri në 18 vjet, Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur një konferencë për shtyp për të prezantuar ekipin zyrtar.

Kosova do të përfaqësohet me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj
Foto: ekonomiaonline.com

Përfaqësimi i Kosovës në këtë olimpiadë përbëhet nga xhudistja Arba Hasanaj, taekwondistja Shega Sejdiu dhe atleti Eris Abdullahu. Ky i fundit jeton në Gjermani dhe do të udhëtojë drejtpërdrejt për në Senegal. Gjatë edicionit të kaluar të mbajtur në vitin 2018 në Buenos Aires, ku vendi ynë kishte debutuar me pesë sportistë, xhudistja Erza Muminoviq kishte fituar medaljen e bronzit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme