Kukësi synon Superioren dhe përgjigjet ndaj tifozëve për orarin
Klubi verilindor flet për ndeshjen ndaj Kastriotit dhe pritjen nga Bashkia për dritat në stadium.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
KUKËS — Falë fitoreve të fundit në kampionat, Kukësi është bashkuar përsëri me grupin e skuadrave të kreut që pretendojnë ngjitjen në Superiore. Verlindorët kanë ftuar tifozët në rrjetet sociale për mbështetje në ndeshjen e mesjavës kundër Kastriotit, e cila është planifikuar të luhet në orën 13:30.
Kjo datë dhe orar ka sjellë ankesa nga tifozët për shkak se përkon me orare zyrtare pune, duke e bërë të pamundur praninë në stadium. Në përgjigjen e tyre, drejtuesit e klubit theksuan se janë në pritje të Bashkisë së Kukësit për kërkesën e bërë që në fillim të sezonit.
Klubi ka sqaruar se ka rënë dakord me FSHF-në që ndeshjet t'i luajë në mbrëmje, por mungon ende përgjigja nga Bashkia për të siguruar zhvillimin e takimeve me drita.